×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot më nxehtë, nga nesër sërish shi

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 7:52

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme vendi ynë do të përballet me temperatura më të larta.


    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), bën të ditur se, fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike.

    Sipas IHMK-së, sot rikthehen temperaturat e larta, por që nuk do të zgjasin shumë, pasi që nesër vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura, të cilat me vete bartin sasi të konsiderueshme të shiut.

    Reshje të herë pas hershme priten të vazhdojnë deri të premten, ku më tej intensiteti i tyre do të bie përjashtuar zona të kufizuara, ku mund të ketë vetëm riga të dobëta.

    Sa i përket temperaturave, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë celsius.

    Era do të mbajë drejtimin e jugut dhe jugperëndimit, ku shpejtësia maksimale e saj mund të arrijë deri 18m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!