Ditën e enjtë me afrimin e sistemit frontal, vransirat pritet të shtohen, e pasdite vende-vende të paraqiten edhe reshje të dobëta shiu, e në vise malore dëbore.
Duke shkuar nga mbrëmja, reshjet do të jenë më të shtrira në vend, e me rënie të temperaturave, reshjet e dëborës mund të shfaqen dhe në pjesë më të ulëta së paku prej 700-800m lartësi mbidetare. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore e veriore 6-14m/s. Temperaturat minimale zbresin deri në -1C e 1C, ndërsa maksimalet pa ndonjë ndryshim, shkojnë deri në 10C e 13C.
Më shumë intervale me diell po parashihen në vend ditën e premtë, me një rritje të temperaturave deri në 14C e 15C. Të shtunën me kalime vransirash, shfaqen kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Të dielen më pas sërish më shumë diell, derisa temperaturat shënojnë rritje deri në 18C e 20C. Minimalet gjithashtu në rritje deri në fundjavë, 2C e 4C.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.