×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mot i kthjellët dhe me diell, ngriten edhe më tej temperaturat

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 7:11

    Mot i kthjellët dhe me diell ditën e enjte. Në mëngjes ngrica dhe temperatura minimale deri në -1C e -3C. Ditën më ngrohtë me temperatura deri në 11C e 12C.

    Mot stabil dhe paksa më i ngrohtë gjatë ditës do të mbajë deri në fundjavë, me intervale më të gjata me diell por edhe vranësira kalimtare ditën e premtë dhe të shtunë.

    Temperaturat maksimale edhe deri në 13C e 14C, lokalisht edhe mbi 15C.

    Të hënën orëve të mëngjesit pritet përkohësisht përkeqësim i motit, me mundësi edhe për reshje bore dhe shiu, njofton Prishtina Weather.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!