×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i IHK-së

    Sot mot i mirë me temperatura deri 13 gradë, nesër reshje shiu

    Reporteri
    06 Janar 2024 | 7:56

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me temperatura deri në 13 gradë Celsius.

    Në njoftimin e këtij instituti bëhet e ditur se vlerat e temperaturave ekstreme do të mbetin pothuajse konstante.

    “Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të theksuara, meqë vlerat e temperaturave ekstreme do të mbetin pothuajse konstante, me një rritje të lehtë të temperaturave minimale”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

    Kurse të dielën moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të shënojnë rënie të lehta.

    Minimalet do të lëvizin ndërmjet3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.

    Gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jug-perëndimit me shpejtësi 1-6m/s. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!