×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mot i nxehtë, IHMK bën thirrje që mos të dilni jashtë në këto orë

    Reporteri
    19 Qershor 2022 | 8:11

    Sot do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

    IHMK bën thirrje që qytetarët mundësisht të mos dalin në diel që nga ora 10:00 deri në 17:00.

    “Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet që udhëzimet e IKSHP të respektohen, që nga ora 10-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit”.

    Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!