×
  • Lajme
  • Lajme / Parashikimi

    Sot mot i vranët e me riga lokale shiu

    Reporteri
    13 Shkurt 2025 | 7:00

    Vendi përshkohet me vransira të dendura ditën e enjtë, kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu, apo reshje të pakta dëbore viseve më të larta malore. Frynë erë kryesisht nga juglindja, e lehtë dhe mesatare 3-6m/s.

    Temperaturat minimale zbresin në 0C e 2C, e ato maksimale shkojnë deri në 7C e 8C.

    Ditën e premtë kalojnë vransira, por nuk mungojnë as intervale me diell. Temperaturat shënojnë rritje deri në 10C e 12C. Përgjatë fundjave do të ketë më shumë vransira, e temperaturat zbresin gradualisht deri në 6C, ato maksimale, e minimalet sërish zbresin nën 0C.

    Të shtunën aty këtu mund të paraqiten kushte për riga lokale shiu. Në fundjavë frynë dhe erë më e theksuar veriore e verilindore, me hove deri në 10m/s, njofton Mendimi për Motin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!