×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot mot jo stabil, merrni çadrat me vete

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 8:13

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se pas fillimit të javës me mot jostabil, vranësira, rreze dielli por edhe reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kjo situatë e motit do të stabilizohet nga dita e mërkurë.


    IHK njofton se nga e mërkura do të ketë mot stabil dhe relativisht të nxehtë.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-30 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, shpejtësia e së cilës në Dukagjin mund të arrijë deri 14 m/s, ndërsa në rrafshin e Kosovës, shpejtësia e erës mund të arrijë deri 9 m/s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!