E mërkura fillon me intervale me diell, si çdo ditë jostabile. Nga mesdita kalojnë më shumë vranësira, e priten zhvillime të rrebesheve me bubullima në pjesë të vendit. Herë herë parashihet që këto rrebeshe të organizohen në stuhi më intenzive me shi e breshër.
Temperaturat minimale zbresin në 16C e 19C, e ato maksimale shkojnë deri në 29C e 31C. Frynë erë jugore e juglindore mesatare 5-10m/s, e në raste stuhish erërat godasin me shpejtësi edhe prej 20m/s, njofton Prishtina Weather.
Më shumë të reshura mund të përfshinë vendin ditën e enjtë, që mund të depërtojnë nga pjesë veriore të rajonit në formë të stuhishme, që nga orët e para të ditës.
Temperaturat pësojnë rënie në 25C e 24C. Rrebeshe shiu paraqiten ditën e premtë, me më pak gjasa të zhvillohen në stuhi. Nga fundjava parashihet stabilizim i motit dhe rritje e temperaturave deri në 30C e 32C.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.