×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot në Hagë shkoi ish-ushtari i UÇK-së, nesër niset një tjetër

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 13:26

    Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ahmet Rrahmanaj, është nisur sot për në Hagë ku do të intervistohet nga Prokuroria Speciale. Ai është personi i tretë i cili ka marrë pjesë në UÇK e që është nisur për në Hagë për intervistim gjatë 2 javëve të fundit.


    Nesër do të niset edhe veterani i katërt i UÇK’së nga grupi prej 4 personave sa kanë qenë tash të paraparë për intervisitim nga Specialja.

    Kështu ka bërë të ditur për kryetari i OVL e UÇK’së, Hysni Gucati.

    “Po jemi në dijeni se Rrahmanaj është nisë sot për në Hagë. Para tijë me grupin e njëjtë janë nisur edhe 2 veteranë të tjerë për intervistim. Nesër është edhe një ish-luftëtar i cili do të niset për në Hagë. Do të thotë janë katër ish-pjestarë të UÇK’së që do të intervistohen me këtë grup”, ka deklaruar Gucati për Express.

    Gucati ka sqaruar se nuk e di në çfarë cilësie u ftuan këta veteranë në Hagë për shkak se në ftesë nuk është specifikuar cilësia në të cilën është thirrur për intervistim

    Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, ndërsa institucioni është bërë funksional në korrik të vitit 2017, kur është miratuar Rregullorja e Procedurave dhe e Provave.

    Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!