×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot në Kosovë u shënua temperatura prej 38.4 gradë, ky është moti për dy ditët e ardhshme

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 21:09

    Masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë në Kosovë.


    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nëpër disa zona parashihen vranësira, kryesisht rreth relievit malor, ku parashihet edhe ndonjë rigë e dobët.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike.

    “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes. Sot dt 27 korrik temperaturat maksimale të regjistruara nëpër disa qendra meteorologjike të rrafshit të Kosovës dhe Dukagjinit ishin me sa vijon: Gjakovë 38.4 C, Prizren 36.1 C, Istog 36.0 C , Malishevë 36.1 C, Prishtinë 36.1 C, Kamenicë 37.0 C”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!