×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot në Mitrovicë hapet pishina më e madhe në rajon

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 10:01

    Qyteti i Mitrovicës nga sot do të ketë edhe një pishinë të re, duke e bërë kështu hapësirën afër lumit Ibër si një prej më karakteristikeve në Kosovë.


    Aty është në përfundim të ndërtimit një “Aqua Park”, i cili përmban disa pishina dhe mundësi argëtimi, shkruan Reporteri.net.

    Ky projekt ishte në plan të përfundohej dhe të lëshohej për përdorim në fillim të këtij muaji, mirëpo disa vonesa kanë pamundësuar një gjë të tillë.

    Hapja e kësaj pishine do të bëhet sot, më 29 qershor, me një mysafir special i cili do të vijë nga Amerika për të kënduar. Bëhet fjalë për këngëtarin me prejardhje nga Mitrovica, Vedat Ademi.

    Sidoqoftë, banorët e Mitrovicës më shumë janë shprehur të shqetësuar me çmimin e hyrjes në këtë pishinë sesa vonesa. Siç mëson Repoteri.net, për një të rritur çmimi i hyrjes është 8 euro ndërkaq për fëmijë 6 euro.

    Për çmimin nuk kanë njoftuar kompania, mirëpo kanë bërë të ditur se përveç hyrjes, çadrat dhe lodrat do të jenë pa pagesë.

    Këto çmime janë konsideruar si shumë të larta duke pasur parasysh standardi e pagave në këtë qytet, që rezulton se është më i varfëri në Kosovë.

    Ndryshe, përveç kësaj pishine, Mitrovica ka edhe liqenin artificial që është shndërruar në pikë turistike të qytetit. Liqeni dhe pishina e re kanë pas metra largësi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!