×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot në ora 16:00 i jepet lamtumira e fundit 39-vjeçares që humbi jetën në aksidentin tragjik në Slavonski Brod

    Reporteri
    28 Korrik 2021 | 15:40

    Një nga viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur afër Slavonski Brod në Kroaci, Leonora Gjotaj Kolmekshaj do të varroset sot në ora 16:00 në varrezat e fshatit Lipovec të Gjakovës.


    Gjotaj Kolmekshaj është në mesin e dhjetë personave që humbën jetën mëngjesin e së dielës si pasojë e aksidentit të rëndë që shkaktoi autobusi i kompanisë ‘Deva Tours’, shkruan Reporteri.net.

    Trupi i saj dhe nëntë viktimave të tjera u soll sot nga Kroacia për në Kosovë.

    Nga ky aksident mbetën të lënduar edhe 45 persona të tjerë, ndër ta 15 në gjendje më të rëndë.

    Njoftimi i plotë i familjes:

    Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me datë 25.07.2021 ndërroi jetë në aksidentin e ndodhur në Kroaci në moshën 39-vjeçare vajza, bashkëshortja, nëna, motra jonë e dashur Leonora Gjotaj Kolmekshaj.

    Varrimi i të ndjerës bëhet të mërkurën me datë 28.07.2021 në ora 16:00 në varrezat e fshatit Lipovec.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!