×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot në ora 17:00 aksion simbolik në Prishtinë, në solidaritet me Teatrin Kombëtar në Tiranë

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 14:28

    Një aksion simbolik është paralajmëruar për orën 17:00 në Prishtinë, më shenjë solidariteti me protestat në Tiranë, pas shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar.


    Përmes një njoftimi të shpërndarë në Facebook, aksioni do të organizohet për shprehjen e kundërshtimit ndaj veprimit të Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës.

    “Ftojmë të gjithë/a ata/o që ndajnë të njëjtat bindje, të na bashkohen sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke respektuar rekomandimet e IKSHPK dhe vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së COVID – 19”, shkruhet në njoftim.

    Pjesëmarrësit në këtë aksion janë ftuar që të pajisen me maska dhe dorëza, si dhe ta ruajnë distancën.

    Objekti historik i Teatrit Kombëtar Shqiptar është shembur në orët e para të së dieles. Protesta e përleshje me policinë ka pasur teksa 37 veta janë arrestuar.

    Në mars 2020, ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Tiranës është futur në listën e shtatë objekteve më të rrezikuara në Evropë nga “Europa Nostra”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!