Katër raste të reja sot janë regjistruar në Komunën e Prizrenit.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu thotë për RTV Dukagjinin se rastet e reja janë kontakte të personave të prekur më parë me coronavirus.
Shehu thotë se në bazë të testeve të bëra ditën e sotme por katër rasteve të reja me COVID-19, dhjetë raste tjera kanë rezultuar të shëruar.
“Raste aktive me coronavirus në Prizren janë 49”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Drejtori i Shëndetësisë në Prizren thotë se një pjesë e numrit të rasteve aktive shumë shpejt pritet të rezultojnë të shëruar pasi sipas tij kanë mbushur ditët që nevojiten për t’u shëruar.
Shehu shton më tej se nga Prizreni në Klinikën Infektive janë të shtruar vetëm dy persona ndërsa pjesa tjetër janë në izolim shtëpiak.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.