×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot nga coronavirusi kanë humbur jetën 8 persona

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 23:44

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar sot kanë vdekur si pasojë e COVID-19, tetë njerëz. Ndërsa kanë rezultuar pozitive edhe 207 persona, shkruan Reporteri.net.


    “Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

    Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, sot  janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 207 raste pozitive”, thuhet në njoftim.

    Ndërsa, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!