×
  • Lajme
  • Lajme / Moti

    Sot ngrohtë e me diell, pasdite mundësi për rrebeshe shiu

    Reporteri
    05 Qershor 2024 | 7:05

    Mot i ngrohtë mbetet edhe ditën e mërkurë në vend, me intervale më të gjata me diell, herë herë me kalime edhe të vransirave, kryesisht të larta.

    Më vonë pasdite nga pjesë veriore priten kushte për zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave, që mund të depërtojnë në pjesë tjera të vendit gjatë mbrëmjes. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 13C, e ato maksimale shkojnë deri në 26C e 28C, njofton Prishtina Weather.

    Mot edhe më i nxehtë dhe kryesisht me diell parashihet më tutje duke shkuar nga fundjava, me maksimale që arrinë deri në 33C e 34C. Ditëve të fundjavës, orëve të pasdites nuk përjashtohet mundësi për zhvillime të rrebesheve dhe bubullimave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!