Intervale me diell paraqiten më shpesh ditën e premtë në vend. Herë herë kalojnë vranësira të larta, e nga pasdita me zhvillime të vranësirave lokale, shfaqen kushte për ndonjë rrebesh shiu e bubullimë. Frynë erë e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme jugperëndimore 4-12m/s, me hove mbi 15m/s nga pjesë të Dukagjinit dhe Drenica. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 23C e 26C. Minimalet në mëngjes zbresin në 10C e 12C.
Përgjatë fundjave po parashihet përkeqësim i motit. Ditën e shtunë vranësirat përfshinë vendin, e nga orët e pasdites paraqiten reshje shiu, që gradualisht shtrihen mbi gjithë territorin. Reshjet kohëpaskohe vazhdojnë dhe përgjatë ditës së diele. Viseve malore me rënie të temperaturave sërish mund të ketë reshje dëbore.
Temperaturat maksimale zbresin deri në 11C e 13C, e ato minimale në 6C. Më shumë vransira parashihen edhe ditëve të para të javës së ardhshme, me reshje shiu kohëpaskohe, mirëpo temperaturat pritet të shënojnë rritje deri në 17C e 20C. Erërat frynë kryesisht nga krahu verior të lehta dhe mesatare 5-11m/s, njofton Mendimi për Motin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.