×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot nis kërkimi masiv për vajzën e zhdukur nga Skënderaj

    Reporteri
    25 Tetor 2020 | 8:12

    Sot do të nis një aksion për kërkimin e 26-vjeçares nga Skenderaj, Egzona Ferati, e cila është raportuar e zhdukur që nga data 16 tetor.


    Aksioni i sotëm është paralajmëruar edhe nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    “Qytetarë të vullnetit të mirë kanë organizuar kërkim masiv për gjetjen e saj, andaj kërkoj nga të gjithë ata që kanë mundësi, t’i bashkëngjiten këtij kërkimi”, ka shkruar Jashari.

    Familjarët e Egzonës kanë pohuar se ajo ka dalë nga shtëpia e saj më datën 16 tetor rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe që atëherë nuk dihet asgjë për fatin e saj.

    Të njëjtit kanë deklaruar se vajza është e pushtuar nga ‘xhinët’ (Djalli) në termin fetar.

    Familja Ferati bën thirrje tek vullnetarët që t’u bashkohen të dielën e 25 tetorit dhe të mobilizohen masivisht për kërkimin e Egzonës.

    Përmes një postimi në rrjete sociale, thuhet se ftohen qytetarët që të mblidhen që nga ora 07:00 e mëngjesit tek Varrezat e Dëshmorëve në Likoshan-Çirez dhe që aty të ndahen në grupe për ta kërkuar Egzonën.

    Njoftimi i plotë:

    APEL PËR NDIHMË

    NË KËRKIM TË EGZONA ISLAM FERATI NGA FSHATI ÇIREZ

    Të dashur qytetarë të fshatërave të bashkësisë lokale të Çirezit (Baks, Prellofc, Krasmirofc, Kozhicë, Krasaliq). Si dhe të gjithë fshatërave përreth Dashefc, Shtuticë, Likoshan, Gllanasell, Gradicë, Qikatovë, Dobrashefc , Godanc, të gjithë ju qytetarë të vullnetit të mirë kërkohet mobilizim masiv qe nesër më datën 25.10.2020 ( e Diele) në ora 07:00 të mengjesit, të bëhemi bashkë të varrezat e Dëshmorëve Likoshan – Çirez dhe nga aty të ndahemi në grupe qe të kërkojmë Egzonen e cilat ka humbur që disa ditë por ende nuk është gjetur.
    Andaj ju bëjë thirrje të gjithë banorëve dhe vullnetmirëve qe kanë mundësi bashkëpunimi në këto fshatra që të japim një kuntributë i cili është shumë i rëndësishëm për Egzonen si dhe familjen Ferati.

    Me respekt Vullnetarët dhe Familja Ferati.

    Vullnetarët që do të grumbullohen në Sheshin Adem Jashari në Skenderaj, më në krye Ridvan Tahiri Riki do të ju bashkangjiten grupit të kërkimit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!