×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore, IKSHPK: Të ndalen aktivitetet dhe tubimet publike

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 8:27

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) thotë se numri vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës.


    Për çka IKShPK bën thirrje për respektim të masave antiCOVID-19 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë me koronavirus.

    Me theks, IKShPK kërkon që të ndalen aktivitetet publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimeve publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim.

    Thirrja e IKShPK-së:

    Të nderuar qytetarë!

    Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve vazhdon të jetë i lartë dhe brengosëse.

    IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

    Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19 dhe vdekshmërisë së lartë, në veçanti, bëjmë thirrje për ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimeve publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim.

    Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës sipas rekomandimeve të IKSHPK.

    Qytetarë të nderuar!

    Ju lutemi për kujdes të shtuar!

    Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

    Mbani higjienën!

    Respektoni distancën!

    VAKSINOHUNI!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!