Sot (e premte) përfundon afati për aplikim nga qytetarët për konvertim të patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Kosovës.
Deri më tani patentë shoferët i kanë konvertuar 6 mijë e 325 qytetarë.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka dhënë statistikat e konvertimit të patentë shoferëve nëpër komuna veç e veç.
Në komunën e Leposaviqit 1 mijë e 994 qytetarë i kanë konvertuar patentë shoferët. Në Mitrovicën e Veriu janë konvertuar 1 mijë e 536 patentë shoferë.
Në Zubin Potok janë konvertuar 940 patentë shoferë, kurse në Zveçan patentë shoferin e kanë konvertuar 1 mijë e 154 qytetarë.
Nga statistikat del se veç 215 qytetarë në Graçanicë i kanë konvertuar patentë shoferët nga ata serb në atë të Kosovës.
Ministra e Punëve të Brendshme e Kosovës e kishte gjatur afatin për konvertimin e patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Republikës së Kosovës deri më 23 gusht.
Ministri Xhelala Sveçla kishte deklaruar se vendimi për shtyrje të konvertimit të patentë shoferëve ka ardhur pas kërkesës së madhe të serbëve për konvertim.
Por pas datës 23 gusht, është paralajmëruar se policia do të marrë masa, duke shqiptuar edhe gjoba.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.