×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot përfundon gjysmëvjetori i parë, Hoti: Shpresojmë që në janar të kthehemi në shkolla

    Reporteri
    18 Dhjetor 2020 | 9:58

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, sot kanë vizituar shkollën fillore “Dardania” në kryeqytet, shkruan Reporteri.net.


    Hoti ka thënë se është arritur që të realizohet plan-programi në mënyrë që nxënësit të mos mbesin pa mësim.

    Ai shpreson që kushtet epidemiologjike në vend të përmirësohen dhe nxënësit të kthehen në bankat shkollore më 18 janar, ashtu siç është planifikuar.

    “Për çdo familje jemi munduar që ta adaptojmë metodologjinë mësimore dhe ju falënderoj se pas gjitha vështirësive është arritur të realizohet plan-programi në mënyrë që nxënësit të mosmbesin pa mësim”.

    “Ka qenë sfidë duke qenë vetë edhe mësimdhënës duke pasur kontaktin me nxënës. Dhe kam parasysh që ka dyfishim të ngarkesës me orë që keni kaluar në punën me nxënës. Shpresoj që kur të fillojmë me 18 janar të përmbyllet sa më shpejt kjo pandemi”.

    “Statistikat na tregojnë që numri i arsimtarëve është në numrin e përqindjeve më të larta të infektuarve ku 15% kanë dal pozitiv. Lusim që të fillojmë gjysmë vjetorin tjetër në kushte më të mira”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!