×
  • Lajme
  • Lajme / Në ora 10:30

    Sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Reporteri
    17 Maj 2025 | 7:53

    Sot më 17 maj, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të përpiqen sërish për të shtatëmbëdhjetën herë për të konstituuar Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Seanca do të nisë nga ora 10:30, siç ka bërë të ditur kryesuesi i seancës, Avni Dehari, të enjten kur deputetët për të tetën herë me radhë nuk e formuan komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin e ri.

    Subjektet politike, PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë. Ndërsa, Vetëvendosje ka deklaruar se nuk do ta ndërrojë kandidaten e tyre.

    Pasi seanca dështoi, në Presidencën e Kosovës të enjten u mbajt takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe krerëve të partive të mëdha me synimin për të diskutuar hapat për daljen nga blllokada.

    Takimi i Osmanit me krerët e partive shumicë shqiptare u pasua me një takim me partitë e komuniteteve joshumicë, por të gjitha këto takime nuk dhanë ndonjë rezultat. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!