Deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish sot me fillim nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 29-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.
Ndryshe të shtunën kryesuesi Avni Dehari ftoi edhe njëherë subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por sërish nuk pati propozime për anëtarë të këtij komisioni.
Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 48 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenime nuk pati.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë mbrëmë përmes një statusi në Facebook se edhe seanca e sotme do të përfundojë pa epilog.
Ai ka insistuar në krijimin e një Qeveria të Unitetit, për çka ka thënë se do të dal me një agjendë 15 pikëshe, me një platformë konkrete bashkëpunimi. /Reporteri.net/.
Kandidatja për Kryeparlamentare nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu ka arritur e para në Kuvendin e Kosovës ku pritet të nis seanca konstitutive.
Haxhiu s’ka pranuar të deklarohet për media kur është pyetur se a pritet të ndodh diçka ndryshe.
“Mandej flasim, kur të kryhet seanca”, tha Haxhiu.
/Reporteri.net/
Sot do të jetë hera e 29-të që deputetët hyjnë e dalin nga Kuvendi.
Pavarësisht kësaj, ata po paguhen.
Madje, po paguhen edhe asistentët e tyre me paga të majme, edhe pse punë nuk po kryejnë.
FrontOnline ka publikuar listën e asistentëve të rinj të deputetëve, paga e së cilëve, sipas raportimeve të mëhershme sillet nga 640 € deri në 850 €, përfshirë këtu edhe benificionet shtesë.