×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot prezantohet “Qeveria nën hije” e PDK-së

    Reporteri
    17 Maj 2022 | 14:37

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nëpërmjet një video-adresimi prezanton sot, nga ora 18:00, vizionin e atij që kjo parti e quan “Kabineti për Qeverisje të Mirë”.

    Kështu ka njoftuar Partia Demokratike e Kosovës dhe vetë Kryetari Krasniqi.

    PDK ka bërë të ditur ditë më parë themelimin e Kabinetit për Qeverisje të Mirë, i cili do të ketë 15 departamente dhe do të përbëhet me ekspertë të fushave të ndryshme.

    Vizionin, strukturën, përmbajtjen dhe aktivitetin e këtij Kabineti, pritet ta bëjë të njohur detajisht sot kryetari i PDK-së.

    Me këtë, PDK pritet ta kthejë “Qeverinë në hije”, metodë e njohur e opozitarizmit të PDK-së pas luftes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!