×
  • Lajme
  • Lajme / Mitrovicë e Veriut

    Sot pritet të fillojë mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Atiqit

    Reporteri
    17 Janar 2024 | 7:31
    Erden Atiq

    Mbledhja e nënshkrimeve në kuadër të peticionit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës Veriore Erden Atiq, pritet të nisë sot në orën 09:00.

    Ky peticion është i organizuar nga grupi iniciatorë serb.Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com kryesuesi i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, Nexhat Uglijani.

    .“Ne përmes emalit i kemi dërgu grupit iniciues dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal pëlqimin për shfrytëzimin e objektit, hapësirën publike e cila gjendet te Salla e Sporteve në Pjesën Veriore. Ata (grupi iniciatorë serb) sot fillojnë prej orës 09:00. Fillon në pjesën Veriore dhe Leposaviq”- ka thënë ai.Ndryshe, më datë 15 janar, Kuvendi Komunal i Mitrovicës Veriore ka miratuar kërkesën e grupit iniciatorë serb për nënshkrimin e peticionit për shkarkimin e kryetarit

    Erden Atiq u zgjodh kryetar i kësaj komune në prill të vitit të kaluar në zgjedhjet që u mbajtën në katër komunat veriore të Kosovës.

    Ai pozitën që e fitoi e mori zyrtarisht më 19 maj 2023, pas betimit që ai bëri.Disa muaj më vonë, më 13 tetor 2023, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ndryshoi qëndrim duke njoftuar se do të marrin pjesë në zgjedhjet e paralajmëruara në katër komunat veriore.

    Zgjedhjet e 23 prillit në të cilat katër komunat – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq – u fituan nga kryetar shqiptarë, u bojkotuan nga Lista Serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!