Në mëngjesin e sotëm, lideri i Vetëvendosjes dhe ai i LDK-së do të merren vesh për takimin e radhës në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë.
Siç mëson KTV-ja, Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Isa Mustafa i LDK-së do të flasin për mundësinë e mbajtjes së një takimi të radhës, po të martën pasdite.
Takimet mes dy liderëve deri tash nuk kanë dhënë ndonjë rezultat. Ata vazhdimisht janë pajtuar vetëm për të vazhduar bisedimet.
Partitë ka kohë që kanë thënë se janë pajtuar për programin qeverisës për bashkëqeverisje, por kanë ngecur te ndarja e posteve, konkretisht te posti i presidentit, të cilin e kërkon LDK-ja e Mustafës.
Reporteri.net ka kontaktuar dje me deputeten e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se ende nuk ka një takim të caktuar mes Kurtit e Mustafës, por se pret të ndodhë një i tillë para mbajtjes së seancës konstituive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.