×
  • Lajme
  • Lajme / Në ora 12:00

    Sot protesta e tretë kundër shtrenjtimit të rrymës, kërkohet të pezullohet vendimi

    Reporteri
    19 Prill 2025 | 8:01

    Në të njejtën orë me seancën konstituive të Kuvendit, në Prishtinë do të mbahet edhe protesta e radhës e grupit “Asnjë cent ma shumë” për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

    Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” dhe vjen pas vendimit të ZRRE për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 16,1%.

    Kjo do të jetë protesta e tretë që do të organizohet kundër shtrenjtimit të rrymës.

    Dje, në një konferencë për media, përfaqësuesit e këtij grupia kanë paralajmëruar se mund të përshkallëzohet situata.

    “Nesër do të jetë protesta e radhës që do të fillojë nga ora 12:00. Zëri i qytetarëve është mirë të mos ndalet dhe është e rëndësishme që ta vazhdojmë aktivitetin bashkë. Prej këtij sheshi që ta shtyjnë përpara këtë proces dhe në momentin e parë që konstiuohet Kuvendi të thirret menjëherë Zyra e Rregullatorit për Energji në Komisionin për Energji dhe sa më parë ky vendim të pezullohet”, ka thënë Besnik Shabiu, përfaqësues.

    Ai tha se nëse edhe pas ditës së nesërme nuk ka reflektim “do të jemi të detyruar që protestat t’i masivizojmë dhe ky masivizim nënkupton edhe përshkallëzim”.

    “Nëse do të ketë nevojë ne do të bllokojmë edhe rrugë edhe institucione në mënyrë që zëri të dëgjohet edhe më tutje. Qytetarët më shumë se kurrë e kanë të rëndësishme t’i përgjigjen protestës”, është shprehura ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!