×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot protestojnë punëtorët teknik dhe të sigurimit në QKUK

    Reporteri
    11 Shtator 2020 | 8:10

    Punëtorët teknikë si dhe ata të sigurimit fizik të cilët punojnë në QKUK, në Spitalet Rajonale, në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat, do të protestojnë për një orë, në vendet e tyre të punës.


    Kjo për shkak të mospagesës së shtesës prej 300 euro për angazhim në kohë pandemie.

    Udhëheqja sindikale gjatë kohës së protestës do ta vizitojë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe QKUK-në, ora 13:00. /KP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!