Gjatë ditës së sotme pritet të ndodhë regjistrimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-Nisma.
Sipas rezulltatit zgjedhor të 9 shkurtit, ky koalicion ka siguruar gjithsej 8 ulëse në Kuvendin e Kosovës, me 5 deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe 3 nga Nisma Socialdemokrate.
Regjistrimi pritet të ndodh duke filluar nga ora 09:00 deri në ora 16:00.
Javën e kaluar këtë proces e kanë përfunduar Vetëvendosje, PDK-ja e LDK-ja ndërsa nesër pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.