×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot reshje shiu në Kosovë

    Reporteri
    06 Mars 2020 | 8:13

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që parashihet të mbajë sot dhe nesër në Kosovë.


    “Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës së premte do të shoqërohen me shi”, thuhet në njoftim.

    Sipas parashikimit të IHMK-së, për shkak të fuqizimit të masave të ajrit, shi me intensitet më të lartë pritet ditën e shtunë.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, përfundon njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!