×
  • Lajme
  • Lajme / Dita Botërore

    Sot rreth 80 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhuruan gjak

    Reporteri
    14 Qershor 2024 | 15:52

    Zyrtarë policorë të Njësive Speciale, sot dhuruan gjak në shënim të ‘Ditës botërore të dhurimit të gjakut’, përcjell Reporteri.net.

    Policia e Kosovës njoftoi se rreth 80 pjesëtarë sot dhuruan gjak.

    “Sot, më 14 qershor 2024, nga ora 11:00, në ‘Sheshin Nëna Terezë’, Prishtinë me moton: “Dhuro gjak, dhuro jetë”, për nder të ‘Ditës botërore të dhurimit të gjakut’, nga Divizioni i Njësive Speciale të PK-së, përafërsisht 80 pjesëtarë kanë dhuruar gjak në mënyrë vullnetare”, thuhet në njoftim.

    Reporteri.net sot publikoi fotografi derisa policët e Kosovës u panë duke pritur në rend për të dhuruar gjak./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!