×
  • Lajme
  • Lajme / Në Mal të Zi

    Sot Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, pjesëmarrës edhe Kurti

    Reporteri
    16 Maj 2024 | 7:19

    Sot mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Në Samit do të marrë pjesë dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Takimi pritet të nisë në orën 9:15.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje ka publikuar fotografi nga darka e shtruar nga kryeministri malazes, Milojko Spajiq, në Kotor të Malit të Zi, ku edhe po mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Ai shihet duke shtrënguar duart me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Jim O’Brien dhe kryeministrin e Malit të Zi.

    Ai ka thënë se gjatë këtij samiti do të diskutojë për përparimin në agjendën e platformës së Planit të Rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale.

    “Ne do të diskutojmë përparimin tonë në Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve që kemi arritur në Procesin e Berlinit”, ka shkruar dje Kurti në “X”.

    Kurti në Kotor shtrëngim duarsh me O’Brien e Spajiq

    Shkuarjen e Kurtit në Kotor e ka konfirmuar ZKM përmes një komunikate, ku thuhet se sonte kryeministri do të marrë pjesë në darkën e liderëve të shtruar nga kryeministri malazez, Milojko Spajic.

    Në fotografi shihet se në dakrë kanë qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley si dhe Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Jim O’Brien.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!