×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti, a i ka LDK votat?

    Reporteri
    03 Qershor 2020 | 7:56

    Kuvendi i Kosovës sot nga ora 11:00 do të mbajë seancë, ndërsa në rend dite është votimi për Qeverinë Hoti.


    Ende nuk dihet sigurt nëse LDK dhe partnerët i kanë 61 votat e nevojshme për qeverinë, pasi disa deputetë të saj nuk do ta votojnë.

    Derisa PDK-së në opozitë pritet t’i bashkëngjitet Lëvizja Vetëvendosje që udhëhoqi vendin për vetëm 51 ditë, duke u bërë kështu qeveria me mandat më të shkurtër në vend që nga zgjedhjet e para të 2001, shkruan Reporteri.net.

    I mandatuari për kryeministër, Avduallah Hoti ka treguar se kush do të jetë në kabinetin e tij qeveritar nga LDK-j. Kjo parti do të ketë shtatë ministra dhe një zëvendëskryeministër.

    Driton Selmanaj – zëvendëskryeministër; Hykemte Bajrami – Ministër i Financave; Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes; Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Agim Veliu- Ministër i Punëve të Brendshme; Arban Abrashi- Ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit; Armend Zemaj- Ministër i Shëndetësisë; Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se kanë bërë përgatitjet për seancën.

    Ai u shpreh i bindur se sot do të votohet Qeveria Hoti dhe sipas tij nuk ka nevojë për një qeveri të tranzicionit.

    Ndryshe, Qeveria Kurti, u rrëzua më 25 mars, pas votimit të mocionit të mosbesimit, iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!