×
  • Lajme
  • Lajme / Mbledhja e Kuvendeve

    Sot seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe kryeministri Edi Rama vijnë në Prishtinë

    Reporteri
    20 Dhjetor 2024 | 7:23

    Pas mË shumë se dy vitesh Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy kuvendeve.

    Të premten, në sallën e Kuvendit në Prishtinë pos deputetëve të Kosovës do të vijnë edhe ata të Shqipërisë.

    Në këtë seancë do të mbajnë fjalën e hapjes kryetarët e dy kuvendeve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca, pastaj kryetarët e grupeve parlamentare e në fund nga një fjalim të dy kryeministrave Kurti dhe Rama.

    Në këtë mbledhje e cila është paraparë që të nis nga ora 11:00, do të marrin pjesë të gjithë drejtuesit grupeve parlamentare pozitë-opozitë të të dyja vendeve.

    Pikat e seancës:

    Arritja në Sallën e Seancave Plenare të Kuvendit të Kosovës

    Hapja e aktivitetit me ekzekutimin e Himneve Kombëtar

    Fillon Seanca e përbashkët plenare në Kuvendin e Kosovës

    Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës (10 min)

    Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (10 min)
    Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

    Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

    Fatmir Mediu Anetar i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë (3 min)

    Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar Multietnik, Kuvendi i Kosovës
    (3 min)

    Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës (3 min)

    Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

    Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
    (5 min)

    Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,
    Kuvendi i Shqipërisë (5 min)

    Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës (5 min)

    Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

    Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

    Mbyllja e Punimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!