Sot nga ora 15:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës i dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamamentare të 6 tetorit.
Por mbledhja e gjen atë pa një marrëveshje për ngritjen e qeverisë së re, pasi VV dhe LDK kanë dështuar të gjejnë marrëveshje për formimin e koalicionit, shkruan Reporteri.net.
Pas pak reagoi kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook tha se gatishmëria e VV-së për ta mbështetur kandidatin e propozuar nga LDK-ja për President të Kosovës, por duke kërkuar më shumë hise në qeveri, nuk është parim, por tentim për të përfituar më shumë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.