×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot shpallet aktgjykimi për të akuzuarit e rastit “Pronto”

    Reporteri
    03 Janar 2020 | 7:52

    Gjykata e Prishtinës vitin 2020 e nis me aktgjykim në një prej rasteve më të përfolura.


    Sot, kjo Gjykatë i jep epilog gjykimit të të akuzuarve në rastin e njohur si “Pronto”.

    Në këtë rast gjyqësor janë të akuzuar politikanë të profilit të lartë, ish-deputetë e ish-ministrat, sidomos nga PDK-ja.

    Gjykata e shkallës së parë e shpall aktgjykimin për Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin dhe 8 të akuzuarve të tjerë.

    Ata akuzohen se gjatë muajit tetor, nëntor e dhjetor të vitit 2011 kishin emëruar në mënyrë të kundërligjshme në pozita udhëheqëse njerëz të afërt të tyre ose me partinë e tyre në ndërmarrjet publike “Trainkos”, “Infrakos”, “Hidro-Drini”, “Radoniqi-Dukagjini”, etj.

    Pasi Prokuroria kishte ngritur aktakuzën për përgjimet ‘’Pronto’, gjykimi kishte filluar me 1 tetor 2018, ndërsa me 15 nëntor Grabovci, Beqaj, Pajaziti e 8 të akuzuarit e tjerë ishin deklaruar të pafajshëm.

    Gjykimi në rastin e njohur si “Pronto” përfundoi me 12 seanca gjyqësore pas 455 ditësh ose 1 viti e 2 muaj e 29 ditë, pas ngritjes së aktakuzës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!