×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot shqyrtohet raporti i auditimit të Telekomit

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 8:12

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot do të bëjë shqyrtimin e raportit të auditimit të Telekomit të Kosovës.


    Ky raport i përket vitit financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2018. Po ashtu, do të bëhet shqyrtimi i raportit të auditimit për Postën e Kosovës për të njëjtin vit financiar.

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike gjithashtu do të shqyrtojë raportin e auditimit të KRU “Prishtina” për vitin financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2018.

    Po ashtu, ky komision do të shqyrtojë dhe miratojë raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike.

    Mbledhja e këtij komisioni mbahet prej orës 11:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!