Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se trupat e 10 viktimave të aksidentit në Kroaci do të nisen sot në mbrëmje.
Ai po ashtu tha se edhe personat që kanë shpëtuar nga aksidenti i autobusit nga Kosova do të mund të nisen të martën në orët e vona.
“…janë realizuar 5 autopsi dhe të martën pritet të realizohen edhe 5 të tjera dhe kjo bëhet sipas ligjeve të Kroacisë dhe në momentin që kryhen do të jemi të gatshëm dhe kjo besoj që mund të ndodhë që të martën në mbrëmje dhe pastaj është çështje e udhëtimit deri sa të mbërrijnë në Kosovë”, tha Sveçla të hënën në RTV Dukagjini.
Sveçla shtoi se nuk ka pasur komunikim me ngasësin e autobusit.
Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit më 25 korrik në Kroaci, kanë vdekur 10 persona dhe janë plagosur mbi 40 të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.