×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot takohen Zemaj e Ahmeti, a do të izolohet sërish Prishtina?

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 9:52

    Derisa numri i të infektuarve po rritet në Kosovë, kryeqyteti mbetet vendi më i prekur.


    Vetëm në 24 orët e fundit u konfirmuan 205 raste të reja me COVID-19, ndërsa në Prishtinë u konfirmua më shumë se gjysma e numrit të shënuar në gjithë Kosovën.

    Sipas IKSHPK-së, në Prishtinë janë shënuar gjithsej 111 raste të reja me COVID-19.

    Duke parë se rastet po rriten, veçanërisht në Prishtinë, i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se në bazë të rritjes së rasteve pozitive me COVID-19, pas shtatë apo dhjetë ditësh, në Kosovë do të ketë krizë.

    Kurse, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes në zonat më të prekura me COVID-19 janë dy nga masat të cilat janë duke u shqyrtuar.

    Ahmeti dhe Zemaj do të takohen sot nga ora 11:00 ku do të flasin për gjendjen aktuale me coronavirus, veçanërisht në kryeqytet, shkruan Reporteri.net.

    Ata do të deklarohen për media pas takimit, ku do të mësohet nëse do të marrin ndonjë vendim sa i përket kufizimit të lëvizjes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!