Të shtunën për herën e dhjetë dështoi konstiuimi i kuvendit pasi VV kërkoi prapë votim të fshehtë për ta zgjedhur kryeparlamentarin.
Seanca do të vazhdojë sot nga ora 10:00.
PDK, LDK dhe AAK e kanë bërë të qartë se nuk do ta votojnë Albulena Haxhiun për kryetare të kuvendit, ndërsa VV ka thënë se nuk do e ndërrojnë kandidaten.
Pas votimit të kryekuvendarit është e përcaktuar të procedohet me votim të nënkryetarëve.
Votimi i kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin.
Nëse brenda 15 ditësh nuk e formon ekzekutivin, atëherë presidentja Vjosa Osmani, ka të drejtë të mandatojë cilëndo parti që ia garanton se i ka 61 votat për Qeverinë e re të Kosovës.
Nëse edhe mandatari i dytë dështon të formojë ekzekutivin, atëherë Osmani shpall mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka adresuar kritika në drejtim të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke thënë se është shembulli më i keq i politikanes.
Ajo tha se i vije keq që Albulena Haxhiu s’ka mësuar asgjë në politikë.
“Kurti po e përdor Haxhiun si me rastin e gazit lotsjellës. Albulena Haxhiu, po jep shembullin më të keq të politikanes dhe gruas shqiptare”.
“Vetëvendosje duke përdorur Haxhiun po punon në dëm të popullit”, tha Musliu. /Reporteri.net/.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish ka zgjedhur të mos deklarohet para medieve, në kohën kur sot në Kuvend po mbahet seanca e njëmbëdhjetë konstituive, shkruan Reporteri.net.
Nga Vetëvendosje kanë deklaruar se emri i Albulena Haxhiut për ta mbetet i pandryshuar.
Të shtunën, sërish nuk kaloi komisioni për votimin e fshehtë.
/Reporteri.net/
Deputetja e zgjedhur e VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Albulena Haxhiun nuk e ndërrojnë për kandidate të postit të kryetares së Kuvendit.
Sa i përket votimit në mënyrë të fshehtë, Kusari-Lila dha sinjale se edhe sot do të propozohet një votim i tillë, ani pse iu dështoi dy herë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka konfirmuar se Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate për kryetare të Kuvendit.
Ai tha se do të shkojnë sërish me votim të fshehtë, dhe kjo sipas tij bëhet për të mundësuar ndonjë deputeti që të votojë fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, shkruan Reporteri.net.
“Ndryshim nuk do të ketë, Albulena Haxhiu sërish do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit”
“Votimi i fshehtë nuk është shkelje procedurale. Shkojmë me votim të fshehtë, meqenëse janë këto numra që janë, dhe mund të ketë deputet që me vullnetin e vet ta zhbollokoj. Ndoshta në vullentin e tyre politik, mund të jetë ndonjë deputet që vendos ta zgjedh kryetarin e Kuvendit, dhe ta konstituojmë Kuvendin”, tha Rexhaj.
I pyetur se a do t’i thërras sërish Kurti për bisedime kryetarët e partive politike, Rexhaj tha se kjo i mbetet kryetarit të VV-së që të vendos.
“Kjo çështje është e kryetarit- kryeministrit Kurti që besoj se pati një iniciative të tillë duke i thirrur liderët të konsultohen e ku u përgjigj vetëm një subjekt politik”, tha ai. /Reporteri.net/.
Deputeti i VV-së, Faton Peci pak para vazhdimit të seancës konstituive ka thënë për respektim të vullnetit të plotë të deputetëve të ketë votim të fshehtë në seancë, shkruan Reporteri.net.
Ai tha se Konjufca do të kandidojë sërish Haxhiun.
“Ne kemi hyrë në një cikël ku po kërkojmë që për shkak të respektimit të vullnetit të plotë të deputetëve të kemi një votim të fshehtë. Nëse e kemi shumicën e kërkuar vjen në shprehje se cili do të jetë emri. Unë besoj që Konjufca do të kandidojë zonja Haxhiun”, tha Peci.
/Reporteri.net/