×
  • Lajme
  • Lajme / Në ora 11:00
    INSTANT

    Sot tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit

    Reporteri
    23 Qershor 2025 | 7:00

    Deputetët do të tentojnë për herë të 36-të, sot në orën 11:00 të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

    Të shtunën vazhdoi seanca konstituive e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nën drejtimin e deputetit Avni Dehari.

    Kryesuesi Avni Dehari përsëriti kërkesën për subjektet politike që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por serish nuk pati propozime.

    Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim.

    Kryesuesi i seancës konstituive konstatoi se 51 deputetë kanë votuar për, një ishte kundër, ndërsa abstenim nuk kishte asnjë. Për rrjedhojë, Kuvendi do të mblidhet serish brenda 48 orësh, përkatësisht më 23 qershor, në orën 11:00.

    Ndërkohë çdo përfundim të vazhdimit të seancës përfaqësuesit e partive politike po hedhin akuza ndaj njëra-tjetrës për bllokim institucional.

    Tahiri: Kurti po e mban të bllokuar Kuvendin, do të jetë humbësi më i madh në rast të zgjedhjeve të reja

    Reporteri
    23 Qershor 2025 | 10:46

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tha para vazhdimit të seancës konstituive se kanë dhënë opesionet për votimin e emrave të tjerë për kryeparlamentar/e, por që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti “ka vendosur ta bllokojë këtë situatë” në Kuvend.

    I pyetur për zgjedhjet e reja parlamentare, ai tha se “s’ka dyshim që humbësi më i madh ka me qenë Lëvizja Vetëvendosje”.

    Tahiri tha se ata”tashmë këta nuk kanë partnerë”, dhe se LVV-ja “është partia që e ka rënien më të madhe”, sipas sondazheve të fundit.

    “Në anën tjetër, nuk janë njerëz të cilët bashkëpunojnë në të mirën e qytetarëve, të interesave të tyre”, tha ai.

    Berisha: “Liderët politikë janë mësu me i kap për krahu, me iu kallxu çka me ba”

    Reporteri
    23 Qershor 2025 | 10:20

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen aktuale politike në vend, duke kritikuar qasjen e liderëve ndaj udhëheqjes dhe mungesën e bashkëpunimit mes tyre.

    “Liderët politikë janë mësuar me i kap përkrahu e me iu kallxu çka me bë. Nuk ka iniciativë, nuk ka zotësi, nuk po shkojmë kah mirëkuptimi, por kah përçarja,” u shpreh Berisha.

    Ai tha se situata e tanishme nuk është e qëndrueshme dhe kërkoi reflektim për të gjetur një rrugëdalje.

    “Këtyre rasteve u vjen fundi, duhet me u ndal dhe me e këqyrë qysh me pasë rrugëdalje sepse i ka humbur kuptimi,” deklaroi deputeti i AAK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!