Sot do t’u jepet lamtumira e fundit, katër personave që vdiqën në aksidentin e rëndë mbrëmë në rrugën Ferizaj-Shtime.
Familjarët kanë njoftuar se sot në ora 16:30 në varrezat e fshatit Mollopolc do të mbahet ceremonia e varrimit të Arsim Isufajt, e Metush Isufaj, të cilët siç u raportua janë familjarë mes vete, shkruan Reporteri.ne.t
“Sot bëhet varrimi i dy bashkëvendasëve tonë që mbrëmë humbën jetën tragjikisht në aksidentin rrugorë Shtime – Ferizaj (Arsim Shaban Isufaj dhe Arlind Metush Isufaj).
Varrimi bëhet në ora 16:30 në varrezat e fshatit Mollopolc.
Ngushëllime familjes Isufaj edhe të gjithë bashkëfshatarëve e miqëve të familjes!”, thuhet në njoftimin e familjes.
Varrimi, i Armend Muhadinit, viktimë tjetër nga aksidenti tragjik, do të bëhet në ora 17:00 në varrezat e fshatit Dremjak, kanë njoftuar familja.
Në po të njëjtin vend dhe orë, do të varroset edhe Mergim Behluli.
Sipas Policisë, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt.
Si pasojë e aksidentit, pos katër viktimave, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona të tjerë, në mesin e tyre një grua shtazënë e cila është duke u trajtuar në QKUK.