×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot varrosen tri viktimat e aksidentit të rëndë në Çubrel

    Reporteri
    28 Janar 2025 | 9:51

    Nga një aksident i rëndë trafiku humbën jetën tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja.

    Aksidenti ndodh të dielën në mbrëmje në fshatin Çubrel, ndërsa ishte e përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

    Ata do të varrosen në ora 14:00 në varrezat e qytetit.

    Inspektorati i Policisë së Kosovës ditën e djeshme deklaroi se hetimet fillestare të tyre nxjerrin fajtore veturën e Policisë së Kosovës të përfshirë në këtë aksident.

    Në njoftim u tha se aksidenti ka ndodhur si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës nga drejtuesi i automjetit zyrtar të policisë i cili ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile.

    “Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se aksidenti ka ndodhur si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës nga drejtuesi i automjetit zyrtar të policisë i cili ka kaluar në shiritin e kundërt duke goditur veturën civile”, thuhet mes tjerash në komunikatën e IPK-së.

    IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor i cili ka qenë drejtues i automjetit zyrtar të policisë në momentin e aksidentit përderisa lidhur me aksidentin janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent.

    Polici që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur është ndaluar për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!