Sot në orën 13:00 do t’i jepet lamtumira e fundit 18 vjeçarit, i cili humbi jetën mbrëmë teksa ishte goditur nga një veturë.
Varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Zajm, shkruan Reporteri.net.
Gazmend Zogaj ka ndërruar jetë pas aksidentit mes motoçikletës së tij dhe një veture. Policia ka thënë se Gazmend Zogaj ka arritur në Spitalin e Pejës pa shenja jete, ndërsa shoferi i veturës së tipit “Jeep” është arrestuar.
Ndryshe, Policia e Kosovës po bënë apel që të shtohet kujdesi në komunikacion.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.