Gjatë ditës së djeshme në fshatin Broliq të Deçanit ka ndërruar jetë një gjashtëvjeçar.
Lajmi u konfirmua nga policia e Kosovës e cila tha se djaloshi 6-vjeçar vdiq si pasojë e plagëve të shkaktuara nga një armë zjarri, shkruan Reporteri.net.
Raportohet se deri te vdekja erdhi pasi i ndjeri po luante së bashku me vëllanë e tij në makinë, teksa dyshohet se e kishin gjetur brenda edhe një armë zjarri, e cila ka shkrepur duke e lënë të vdekur gjashtëvjeçarin.
I mituri ka marrë lëndime vdekjeprurëse nga arma e zjarrit në kokë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës, ka deklaruar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.