×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Sot varroset Bajram Qerkini, njeriu që nuk u ndal kurrë në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë për personat e zhdukur

    Reporteri
    25 Shkurt 2025 | 7:45

    Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini do të varroset sot në Shipol të Mitrovicës.

    Ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 12:00, kanë bërë të ditur familjarët.

    Lajmi i trishtë për vdekjen e tij u bë i ditur dje.

    Qerkini ka qenë i angazhuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në mesin e cilëve është edhe djali i tij, Reshati.

    Qerkini kërkoi për 25 vjet një përgjigje për djalin e tij të zhdukur gjatë luftës, Reshatin, por nuk e mori një të tillë. Ai është shndërruar në një simbol të familjeve të të pagjeturve./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!