×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot varroset gazetari Faton Osmani

    Reporteri
    12 Shkurt 2025 | 8:14

    Gazetari Faton Osmani, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 49 vjeçare, do të varroset sot.

    Në njoftimin mortor nga familja e gazetarit bëhet e ditur se Osmani do të varroset në varrezat e lagjës Arbëria në Prishtinë në ora 12:00.

    Ai ndërroi jetë dje në moshën 49 vjeçare.

    Njoftimi i plotë i familjes:

    Të nderuar familjarë e miq,

    Zemërthyem ju njoftojmë se sot babi na la, i rrethuem me më të dashtunit e vet.

    Varrimi mbahet nesër (12 shkurt – 12:00) në Prishtinë, ndërsa e pamja do të vazhdojë tri ditë (për vendin, do t’ju njoftojmë me kohë).

    Faleminderit stafit mjekësor dhe të gjithëve që na qëndruan pranë gjatë ditëve tona më të vështira.

    E ty, bab, do t’kujtojmë e do t’përpiqemi të t’bëjmë krenar deri në frymën e fundit.

    Deri në takimin tjetër,

    Sevda, Enea dhe Ermoni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!