Gjatë ditës së djeshme në rrethana tragjike ka ndërruar jetë oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nënkolonel Skender Hajdari. Sipas informacioneve të para, nënkoloneli nga Mitrovica dyshohet se është vetëplagosur dhe si pasojë e plagëve të marra ka vdekur në QKUK.
Atij do t’i jepet lamtumira e fundit në ora 18:00 në varrezat në Shipol -Komuna e Mitrovicës, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së. Por fillimisht do të ketë homazhe nga njësitë e FSK-së.
“Homazhet do të mbahen në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, sot në ora 12:30, homazhe do të mbahen edhe në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë nga ora 15:00-16:00”, thuhet në njoftim.
“Skender Hajdari ka lindur më fshatin Zjaqë, Komuna e Podujevës. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së Brigada 141 ,,Mehë Uka “ e Zonën Operative të Shalës, pas transformimit ka shërbyer në Trupat e Mbrojtëse të Kosovës zona e Katërt e Mbrojtjes , dhe që nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka kryer detyra dhe pozita të larta në Shtabin e Përgjithshëm dhe tani ishte me shërbim në Ministrinë e Mbrojtjes.
Pas vetës la bashkëshorten dhe tre fëmijë dy vajza dhe një djal”, njofton Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.