×
  • Lajme
  • Lajme / Vdekja në Livoq

    Sot varroset personi që u gjet i vdekur në Gjilan

    Reporteri
    17 Qershor 2024 | 9:11

    Natën e 15 qershorit një person është gjetur i vdekur në Livoq të Epërm në Gjilan. Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje rreth rastit, megjithatë Gazeta Online Reporteri.net ka mësuar nga burimet se bëhet fjalë për personin me inicialet I.SH, me vit të lindjes 1967.

    Reporteri.net ka mësuar po ashtu se i ndjeri do të varroset sot në Gjilan.

    Nga burimet brenda familjes, gazeta online Reporteri.net ka mësuar se dyshimet e para janë se personi në fjalë ka kryer vetëvrasje.

    Gjendet një person pa shenja jete në Gjilan, s’dihet ende identiteti i tij

    “Me datën 15.06.2024 rreth orës 12:47 Stacioni Policor Gjilan ka pranuar informacion se tek penda e fshatit Livoq i Epërm një person mashkull i moshës madhor në murin e kësaj pende është i shtrirë dhe dyshohet se është pa shenja jete”, tha gjatë ditës së djeshme zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante, hetues rajonal, forenzika rajonale, prokurori i shtetit, njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës në Gjilan. Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes është konstatuar se personi është pa shenja jete”, përfundoi Osmani./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!