Një ditë para se Gjykata Kushtetuese e Kosovës të marrë vendimin final për dekretin e mandatarit, shoqëria civile sot organizohet një tubim në sheshet e Prishtinës, ku pritet të marrin pjesë 3500 deri 5000 persona.
Të mërkurën, qendrat e VV-së nëpër komuna janë organizuar për t’i transportuar aktivistët deri në kryeqytet. Ata do të sillen me autobusë.
Simulimi i protestës është arsyetuar në këtë parti, që ka dalë e para në zgjedhje, por kundër së cilës është bërë i gjithë spektri politik dhe do që ta nxjerrë në opozitë.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se e drejta e protestës iu takon vetëm qytetarëve dhe se ajo nuk ka të bëjë me vendimin që do të marrë Kushtetuesja.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Reporteri.net se ka lejuar mbajtjen e kësaj siç VV po e quan performancë.
“Policia e Kosovës e njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, thuhet në përgjigjen që Policia e ka dhënë për Reporterin.
Prova për protestë pritet që të fillojë nga ora 17:00 dhe të realizohet deri në orën 19:00. Ajo do të mbahet në tri sheshe të Prishtinës: Në sheshin “Skënderbeu”, në sheshin “Ibrahim Rugova”, si dhe në sheshin “Adem Jashari”. Këto sheshe i kufizojnë godinat e institucioneve qendrore: Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë.
Ndryshe, edhe më herët në sheshet e Prishtinës janë organizuar ‘prova për protesta’, por me një numër më të vogël të pjesëmarrësve. /Reporteri.net/.